Turqia, Kulturë

Turqi, “ringjallet” receta e bukës e lashtë 5.000 vjet

Projekti është rezultat i një bashkëpunimi midis arkeologëve dhe Bashkisë së Eskişehirit dhe shënon herën e parë në botë që një gjetje arkeologjike buke është përpunuar për konsum modern.

Shpetim Hiseni  | 28.05.2025 - Përdıtësım : 29.05.2025
Turqi, “ringjallet” receta e bukës e lashtë 5.000 vjet

Shkup

Në një përzierje unike të arkeologjisë dhe gastronomisë në Turqi, është përgatitur me sukses një recetë buke 5.000-vjeçare e zbuluar në lokacionin arkeologjik Küllüoba pranë qytetit qendror turk Eskişehir. Receta i ka dhënë jetë të re një tradite të lashtë kulinare, raporton Anadolu.

Projekti është rezultat i një bashkëpunimi midis arkeologëve dhe Bashkisë së Eskişehirit dhe shënon herën e parë në botë që një gjetje arkeologjike buke është përpunuar për konsum modern.

Buka origjinale është gjetur gjatë gërmimeve në kodrën Küllüoba në rrethin Seyitgazi, ku arkeologët zbuluan një bukë të pjekur çuditërisht të ruajtur mirë nën tokë të kuqe, në pragun e një shtëpie të Epokës së Bronzit

Analizat shkencore kanë treguar se buka është bërë nga drithërat e lashta të grurit Emmer (i njohur në vend si “gernik”) dhe thjerrëzat.

Analiza e detajuar laboratorike, e kryer duke përdorur mikroskopi elektronike, konfirmoi se brumi ishte fermentuar, i brumosur mirë dhe i pjekur në rreth 150 gradë Celsius, pastaj i thyer ritualisht, i ripjekur dhe i varrosur.

Versioni modern, i prodhuar nga Fabrika e Bukës në Eskişehir, ruan formën origjinale – një bukë e sheshtë, e rrumbullakët me një diametër prej 12 centimetrash – dhe aktualisht shitet në tregjet lokale për 50 lira turke (rreth 1,28 dollar).

Mostra e parë e bukës, e cila daton rreth vitit 3.300 para erës sonë, tani është në ekspozitë në Muzeun Arkeologjik të Eskişehirit.

Zbulimi është veçanërisht i rëndësishëm sepse deri më tani në Anadoll janë gjetur vetëm dy shembuj të tjerë të bukës së lashtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın