Çiğdem Münibe Alyanak
04 nëntor 2022•Përditësim: 07 nëntor 2022
Pamjet e perlës së Stambollit, Ajasojes, një kryevepër e artit dhe arkitekturës botërore, të kapura nga droni FPV i ekipit të Anadolu Agency (AA), ju çojnë në një udhëtim të pazakontë nëpër histori dhe padyshim e le shikuesin pa frymë.
Videoja fillon me kuadro në sfondin e të cilave dëgjohet ezani (thirrja për lutje e muslimanëve), i cili thirret në mënyrë të bashkërenduar nga dy muezinë, njëri nga xhamia Sulltanahmed (Xhamia e Kaltër) dhe tjetri nga Ajasofja.
Droni më pas kalon mes minareve të Xhamisë së Kaltër dhe vazhdon udhëtimin e tij drejt kupolave të xhamisë 1.500-vjeçare Ajasofja, e cila dikur ishte kishë ortodokse dhe muze.
Pas kuadrove nga jashtë, droni hyn në brendësi të xhamisë dhe “duke qëndruar pezull” rreth llambadarit zbulon efektin mahnitës të ndriçimit brenda Ajasofjes. Pamjet mahnitëse ju çojnë në çdo cep të këtij objekti të bukur dhe padyshim që do ta lënë pa frymë shikuesin.
Më 24 korrik 2020, pas 86 vitesh, Ajasofja në Istanbul u rihap përsëri për ritet fetare dhe faljen e xhumasë.
Ajasofja shërbeu si kishë për 916 vjet, deri në çlirimin e Istanbulit ndërsa statusin e xhamisë e kishte nga viti 1453 deri në vitin 1934, kur u kthye në muze.
Më 10 korrik 2020, gjykata turke anuloi vendimin e ish-Qeverisë së Türkiye-s, e cila i caktoi Ajasofjes statusin e muzeut më 24 nëntor 1934. Me anulimin e vendimit të sipërpërmendur, Ajasofjes iu rikthye statusi i xhamisë.
Si një nga destinacionet turistike më të vizituara në qytet në Bosfor, Ajasofja, që nga viti 1985 është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.