Jeta e përditshme në Havanë mes krizës ekonomike
E karakterizuar nga mungesa të mëdha të ushqimit, ilaçeve dhe karburantit, së bashku me ndërprerje të përditshme të energjisë elektrike, kriza në vend vështirëson jetesën e njerëzve
Shkup
Jeta e përditshme në kryeqytetin e Kubës, Havanë, tërheq vëmendjen e turistëve, por me një numër gjithnjë më të ulët për shkak të krizës ekonomike që përjeton vendi, raporton Anadolu.
Nivelet e varfërisë janë rritur ndjeshëm ndërsa Kuba përballet me krizën më të keqe ekonomike në tre dekada.
E karakterizuar nga mungesa të mëdha të ushqimit, ilaçeve dhe karburantit, së bashku me ndërprerje të përditshme të energjisë elektrike, kriza në vend vështirëson jetesën e njerëzve.
Nga viti 2020 deri në vitin 2025, ekonomia kubane ka kaluar nëpër një nga ciklet e saj më të këqija recesive në dekada.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) nuk është rritur që nga viti 2022.
Ndërkaq, inflacioni vjetor tejkalon 15 për qind sipas të dhënave zyrtare.
Gjithashtu monedha kombëtare është zhvlerësuar pothuajse njëzetfish kundrejt dollarit amerikan që nga viti 2019.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
