"Eurovision 2026" do të mbahet në Vjenë
Austria pas viteve 1967 dhe 2014 do të presë Konkursin e këngës në Eurovision për herë të tretë

Gjenevë
Konkursi i këngës në Eurovision, në vitin 2026 do të mbahet në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate me shkrim nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), Vjena është zgjedhur për të pritur Konkursin e 70-të të Këngës Eurovision në maj 2026.
Gjysmëfinalet e konkursit do të mbahen më 12 dhe 14 maj ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 16 maj në "Wiener Stadthalle", arenën më të madhe të mbyllur të Austrisë.
Austria pas viteve 1967 dhe 2014 do të presë Konkursin e këngës në Eurovision për herë të tretë.
Këtë vit, Konkursin e këngës në "Eurovision 2025", që u mbajt në Bazel të Zvicrës e fitoi Austria ndërsa gjatë finales pati protesta kundër Izraelit për shkak të gjenocidit dhe sulmeve të tij në Rripin e Gazës.