Zafer Fatih Beyaz
31 dhjetor 2021•Përditësim: 01 janar 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në votimin e "fotografive të vitit" të organizuar nga Anadolu Agency (AA), duke përzgjedhur fotografitë më të mira në tri kategori.
Erdoğan shqyrtoi një nga një fotografitë në kategoritë "lajm", "jetë" dhe "sport", të shkrepura nga gazetarët dhe fotoreporterët e AA-së brenda dhe jashtë Turqisë.
Ai u informua rreth fotografive nga Drejtori i Përgjithshëm dhe kreu i Bordit Drejtues të AA-së, Serdar Karagöz.
Në kategorinë "lajm" Erdoğan votoi për fotografinë "forcë joproporcionale" të Amer Shallodi, në kategorinë "jetë" fotografinë "Stambolli dhe gjysmëhëna" të Isa Terli dhe në kategorinë "sport" fotografinë e titulluar "Kampioni Mete Gazoz" të Ali Atmaca.
Vitin e kaluar në votimin për "Fotografitë e Vitit" morën pjesë mbi 394 mijë persona ndërsa votimi do të vazhdojë deri më 31 dhjetor nga faqet e internetit "aa.com.tr/yilinfotograflari" dhe "aa.com.tr/photooftheyear".