Kulturë

Bëhen të ditur fituesit e Istanbul Photo Awards 2019

Fotoreporteri palestinez Ahmad Gharabli fitoi çmimin e parë në Istanbul Photo Awards

Nilay Kar  | 25.04.2019 - Përdıtësım : 26.04.2019
Bëhen të ditur fituesit e Istanbul Photo Awards 2019

Stamboll

Fotografia e fotoreporterit Ahmad Gharabli nga AFP me një grua palestineze dhe pjesëtari të forcave të sigurisë izraelite teksa fotografonin njëri-tjetrin u zgjodh Fotografia e Vitit 2019 në evenimentin Istanbul Photo Awards, të organizuar nga Anadolu Agency (AA).

Në kategorinë "Lajm tek", fotografia e palestinezit Gharabli, 40-vjeçar, e bërë në një rrugë në Kuds, morri çmimin e parë në garën e mbajtur në Stamboll, kryeqytetin kulturor dhe të artit të Turqisë.

Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) dhe kompania ajrore Turkish Airlines mbështetën garën ndërkombëtare të fotografive lajm, ku juria e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë zgjodhi fituesit në të gjitha kategoritë në datat 19-23 prill.

Bëhen të ditur fituesit e Istanbul Photo Awards 2019

Fotografitë fituese do të përmblidhen në albumin vjetor që do shfaqen gjatë vitit në ekspozita në Turqi si dhe jashtë vendit. ( Alain Schroeder / Freelance - Anadolu Agency )

Duke u fokusuar kryesisht në fotografitë e kategorisë ‘lajm‘ dhe ‘sport‘, gara kishte katër kategori, edhe atë "Lajm tek", "Lajm seri", "Sport tek" dhe "Sport seri".

Deborah Copaken, autore dhe fotoreportere amerikane, iu bashkua jurisë për herë të parë këtë vit si kryetare.

“Shtimi i këtyre telefonave e bën atë një lloj deklarate universale për atë se ku jemi ne në mjedisin e lajmeve sot”, tha Copaken.

“Është gjithashtu një fotografi e mirë dhe është një fotografi që nuk është parë shumë”, tha anëtari tjetër i jurisë, Marion Mertens, kryeredaktor digjital i Paris Match.

Rreth fotografisë që fitoi çmimin e parë këtë vit, anëtari i jurisë nga Rusia, Yuri Kozyrev, një fotoreporter nga holandezja NOOR Agency, tha se, “Është shumë e fuqishme se si lufta narrative është bërë më e rëndësishme se lufta fizike për shkak të teknologjisë së re”.

- “Pamje magjepse”

Çmimi i dytë në kategorinë "Lajm tek" i takoi spanjollit Daniel Ochoa de Olza, 41 vjeçar, fotograf për dokumentar nga Associated Press.

Fotografia e Olza-s shfaq një grup emigrantësh teksa kalojnë kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës gjatë natës, duke kërcyer mbi një mur.

“Është me të vërtetë magjepsëse ajo se çfarë u ndodh emigrantëve kur ata kalojnë kufirin”, tha Copaken.

Fotoreporteri i pavarur Elyxandro Cegarra, 41-vjeçar, morri vendin e tretë në kategorinë e njëjtë, me fotografinë e tij të bërë gjatë protestave të Jelekëve të Verdhë kundër rritjes së taksave të benzinës në Paris.

“Fotografia që ne zgjodhëm ishte e një gruaje në gjunjë, dukej sikur po qante, ajo madje nuk mbante Jelek të Verdhë. Dhe në atë foto, ju e kuptoni vrullin e gjithë kësaj lëvizjeje”, tha Copaken.

Duke i vlerësuar fotografitë fituese të çmimit të dytë dhe të tretë, Mertens tha se, “Ngjarja është e fuqishme, fotografia dhe kompozimi janë të fuqishme. Mendoj se kishim fotoraportim të kualitetit të lartë. Ne jemi të lumtur për këtë”.

Në kategorinë "Lajm seri", seria e fotoreporterin meksikan Guillermo Arias, 44-vjeçar nga AFP, morri çmimin e parë.

Seria shfaq rrugëtimin e rrezikshëm të mijëra emigrantëve nga Amerika Qendrore për në SHBA.

Seria e fotoreporterit 42-vjeçar, Chris McGrath, nga Getty Images, e bërë në prag të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll morri çmimin e dytë në kategorinë e njëjtë.

Fituesi i çmimit të tretë në kategorinë "Lajm seri" i takoi fotoreporterit të pavarur indonezian, Ulet Ifansasti, për fotografitë e tija që shfaqin gjendjen pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2018 në Sulawesi.

- Kategoria e sportit

Në kategorinë “Sport tek", fotoreporteri gjerman Matzke Stefan, 56-vjeçar, morri çmimin e parë për fotografinë e tij që shfaq surferin e dallgëve të mëdha të detit Sebastian Steudtner nga Gjermania teksa përjeton një rënie në të famshmen Praia do Norte në Nazare, Portugali.

Fotoreporteri i pavarur amerikan Terrell Groggins, 37-vjeçar, morri çmimin e dytë në kategorinë e njëjtë dhe fotoreporteri belg Lenoir Francois, 46-vjeçar nga agjencia Reuters, morri çmimin e tretë.

Në kategorinë "Sport seri", çmimin e parë e morri fotoreporterja e pavarur iraniane Forough Alaei, 30-vjeçare, me fotografitë e saja që shfaqin tregimin e një vajze 22-vjeçare e cila u maskua si mashkull për të hyrë në stadiumet e futbollit.

Fotoreporterja nga Getty Images Ezra Shaw, 45-vjeçare, morri çmimin e dytë në kategorinë e njëjtë, ndërsa fotoreporteri i pavarur belg, Alain Schroeder, 64-vjeçar, morri çmimin e tretë.

Fituesi i çmimin "Fotografia e Vitit", do të shpërblehet me 8.000 dollarë, përderisa fituesit në kategoritë tjerë do të shpërblehen me nga 5.000 dollarë, vendet e dyta me nga 3.000, kurse vendet e treta me nga 1.500 dollarë.

Fotografitë fituese do të përmblidhen në albumin vjetor që do shfaqen gjatë vitit në ekspozita në Turqi si dhe jashtë vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.