Kulturë

Tirana mirëpret “Ditët e Turqisë"

Ky aktivitet organizohet për të dytin vit radhazi në Shqipëri nga Instituti “Yunus Emre” në Tiranë me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë

Saimir Alija  | 25.09.2018 - Përdıtësım : 26.09.2018
Tirana mirëpret “Ditët e Turqisë"

Tiranë

TIRANË (AA) – Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është mbajtur ceremonia e hapjes së aktivitetit “Ditët e Turqisë” me moton “Sa afër jeni me Turqinë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky aktivitet organizohet për të dytin vit radhazi në Shqipëri nga Instituti “Yunus Emre” në Tiranë me kontributin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, ku për disa ditë do të prezantohet për qytetarët shqiptarë kultura dhe traditat turke.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Haydar Ali Yıldız, kryekëshilltari për çështjet kulturore i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ambasadori Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe Abaz Hado, këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Haydar Ali Yıldız, në fjalën e tij u shprehu të pranishmëve përshëndetjet e popullit turk dhe të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
“Ky aktivitet tregon më së miri nivelin e lartë të bashkëpunimit midis dy vendeve tona në fushën politike, ekonomike, kulturore, arsimore, etj. Këtu ka shumë nxënës që mësojnë gjuhën turke në institutin “Yunus Emre”. Gjithashtu ka shumë studentë shqiptarë që studiojnë në Turqi, si dhe ka shumë biznesmenë që investojnë në Shqipëri. Nga të gjitha këto veprimtari fitojnë të gjithë, fiton Shqipëria, fiton Turqia, por para së gjithash fiton miqësia dhe vëllazëria”, theksoi Yıldız.

Yıldız theksoi se Shqipëria dhe Turqia kanë një histori dhe një kulturë të përbashkët dhe kanë bashkëjetuar gjithmonë mirë, duke mbizotëruar drejtësia dhe paqja. Më tej gjatë fjalës së tij, Yıldız tha se “Ne dëshirojmë që kultura shqiptare dhe arsimi të përparojë bashkë dhe të kemi një bashkëpunim sa më të mirë në këto dy fusha”.

Duke folur për organizatën terroriste FETO, Yıldız, nënvizoi se FETO është një organizatë dinake dhe se asnjë organizatë terroriste nuk mund të lëkundë miqësinë midis Turqisë dhe Shqipërisë.

“Turqia është një vend, i cili prej kohësh është në një luftë të ashpër kundër organizatave terroriste. Zëri ynë jehon akoma më shumë në botë falë edhe luftës që po bëjmë kundër PKK, YPG dhe organizatave tjera terroriste ndërkombëtare. Ne po i ndjekim veprimtaritë e organizatës terroriste FETO këtu në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit. Duhet ta dini që organizata terroriste FETO është një organizatë dinake, e cila vepron në mënyrë tepër djallëzore në fushën e arsimit. Ne duke zhvilluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, duhet të jemi gjithmonë vigjilentë ndaj veprimtarisë së kësaj organizate terroriste. Asnjë organizatë terroriste nuk mund të lëkundë miqësinë e fortë midis Turqisë dhe Shqipërisë”, deklaroi Yıldız.

Ndërsa Hado në fjalën e tij tha se “Jemi të lumtur që kemi miq të fortë që na duan fort dhe i duam si Turqia. “Sot ne vendosim një marrëdhënie të re me të gjitha institucionet turke, Institutin Yunus Emre, TIKA-n, sepse ne e vlerësojmë shumë çfarë ka bërë TIKA aktualisht në restaurimin e shumë monumenteve të kulturës. Gjithashtu vlerësojmë punën që ka bërë Instituti “Yunus Emre” në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë”, tha Hado.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se qytetërimi dhe kultura turke është shumë dimensinale me shumë rrënjë të thella.

“Në kulturën turke ka pak Azi, Kaukaz, Lindje të Mesme, Afrikë, Ballkan ka dhe Evropë, domethënë në kulturën tonë ka gjithçka. Ju do t’i kuptoni më mirë këto fjalë që thashë unë duke vizituar stendat e bashkive të ndryshme të Turqisë, ku do të shikoni prodhime të ndryshme artizanale, gatime dhe tradita të ndryshme. Qytetërimi turk është një qytetërim i tillë që asnjëherë nuk e harron të kaluarën dhe rrënjët e tij, por punon dhe përparon duke parë të ardhmen e duke ecur gjithmonë përpara”, deklaroi Yörük.

Ambasadori turk tha se qytetarët shqiptarë duke vizituar stendat gjatë 3 ditëve të aktivitetit do të njohin akoma më mirë zhvillimin e Turqisë.

Të pranishmit në ceremoni i përshëndeti edhe drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive dhe institucioneve turke, “Ditët e Turqisë”, do të organizohen në sheshin "Skënderbej" në kryeqytetin e Shqipërisë, në datat 25-27 shtator. Në stendat promovuese që do të jenë të hapura përgjatë gjithë ditës, do të prezantohet kultura, arti, gatimet tradicionale dhe muzika turke. Gjithashtu, çdo mbrëmje do të organizohen koncerte dhe aktivitete shumëngjyrëshe, ku qytetarët shqiptarë do të njihen me kulturën turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın