Fatjon Cuka
27 mars 2016•Përditësim: 27 mars 2016
TIRANË (AA) - Besimtarët katolikë janë mbledhur së bashku për meshën e Pashkëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mesha tradicionale është ndjekur nga besimtarë të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit, ku kanë ndjekur ritet që mbahen në vigjilie të Pashkëve .
Gjatë të dielës besimtarët katolikë do të kremtojnë Festën e Pashkëve, ku përveç shkëmbimit të vizitave mes tyre, do të organizojnë edhe festimet tradicionale për këtë festë.
Po ashtu drejtuesit e Komunitetit Katolik në Shqipëri do të presin vizita nga personalitetet e larta të vendit.
Festa e Pashkëve njihet si festë zyrtare në Shqipëri.