Ahmet Gürhan Kartal
15 Qershor 2017•Përditësim: 15 Qershor 2017
LONDËR (AA) - Autori izraelit, David Grossman, ka fituar mbrëmë çmimin ndërkombëtar të "Man Booker International" për vitin 2017, çmim ky që u jepet autorëve, që kanë dhënë kontribut të shquar në letërsinë botërore, raporton Anadolu Agency (AA).
“Një kalë hyn në kafene”, që është një nga librat me kritikat më të mira vitin e kaluar, fitoi çmimin e famshëm letrar, që u nda në një ceremoni të mbajtur në muzeun Victoria dhe Albert të Londrës.
Juria në të cilën gjendej edhe shkrimtari turk Elif Safak, njoftoi se pikërisht ky roman është fitues i çmimit të sivjetshëm.
Grossman, 63 vjeç, është shkrimtari izraelit me numër më të madh të veprave të shitura nga letërsia e zhanrit fantazi dhe letërsisë për fëmijë, ku veprat e tij janë përkthyer në 36 gjuhë.
Grossman është fitues i çmimeve të shumta botërore, përfshirë “Chevalier de l'Ordre des Arts et des Lettres” që ndahet në Francë, “Buxtehuder Bulle” që ndahet në Gjermani, çmimin e Romës “Premio per la Pace e l’Azione Umanitaria”, çmimin e Paqes që ndahet në Frankfurt dhe çmimin Emet në Izrael.
Grossman është një kritikues i hapur i Izraelit për trajtimin që iu bën palestinezëve.
I themeluar në vitin 2005, "Man Booker International" u jepet shkrimtarëve vepra e të cilëve është shkruar ose përkthyer gjerësisht në anglisht.
Çmimi ndahet për veprimtarinë letrare të shkrimtarit dhe jo për një vepër të vetme. Fitues i parë i çmimit është shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare.