Portugalia fituese e "Eurovision 2017"
Në garën ku ndodheshin në konkurim përfaqësues të 26 vendeve, Sobral me këngën “Amar Pelos Dois” fitoi vendin e parë duke marrë 758 pikë

Kiev
KIEV (AA) - Salvador Sobral i cili përfaqësoi Portugalinë me këngën “Amar Pelos Dois” ka zënë vendin e parë në "Eurovision 2017", i cili u mbajt për 62-ën herë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton Anadolu Agency (AA).
Në garën ku ndodheshin në konkurim përfaqësues të 26 vendeve, Sobral me këngën “Amar Pelos Dois” fitoi vendin e parë duke marrë 758 pikë.
Ndërsa në vendin e dytë është renditur me 615 pikë përfaqësuesi i Bullgarinë, Kristian Kostov, me këngën e titulluar “Beautiful Mess”, ndërsa në vendin e tretë përfaqësuesi i Moldavisë, Sunstroke Project me këngën “Hey Mamma”.
Në fund të konkursit kanë kënduar nga një këngë përfaqësuesja e Ukrainës në edicionin e 49-të "Eurovizion 2004" Ruslana, si dhe artistja tatare e Krimesë, përfaqësuesja e Ukrainës e cila ishte fituese e vitit të kaluar Jamala.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.