Turqia, Koronavirusi

Turqia lehtëson pjesërisht kufizimet COVID-19

Erdoğan njoftoi se shtetrrethimi gjatë fundjavave, që është në fuqi që nga dhjetori, do të hiqet në provincat me rrezik të ulët dhe të mesëm, ndërsa të dielën "për një kohë" do të vazhdojnë kufizimet në provinca të klasifikuara me rrezik të lartë

Burak Bir,Jeyhun Aliyev,Havva Kara Aydın   | 01.03.2021
Turqia lehtëson pjesërisht kufizimet COVID-19 Foto: Aytaç Ünal/AA

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se derisa vendi i tij vazhdon me shpejtësi fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19), do të fillojë edhe një lehtësim i kufizimeve të vendosura kundër virusit bazuar në kushtet në provinca të veçuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan njoftoi se shtetrrethimi gjatë fundjavave, që është në fuqi që nga muaji dhjetor, do të hiqet në provincat me rrezik të ulët dhe të mesëm, ndërsa të dielën "për një kohë" do të vazhdojnë kufizimet në provinca të klasifikuara me rrezik të lartë.

"Edukimi ballë për ballë do të fillojë në provincat me rrezik të ulët dhe të mesëm të Turqisë, përfshirë këtu shkollat e mesme", shtoi presidenti turk.

Ai po ashtu tha se të gjitha institucionet e arsimit parashkollor në të gjithë Turqinë, si dhe shkollat fillore dhe klasat 8 dhe 12, do të rinisin mësimet me prani fizike.

Kategorizimi i provincave me rrezik të ulët, të mesëm dhe të lartë bazohet në normat e infeksionit dhe procesin e vaksinimit, që filloi më 14 janar.

Megjithatë, shtoi presidenti i vendit, ora e shtetrrethimit mbarëkombëtar nga ora 21 deri në orën 05 do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Më tej, Erdoğan njoftoi se bizneset si restorantet dhe kafenetë do të jenë të hapura me një kapacitet prej 50 për qind të mysafirëve nga ora 7 në mëngjes deri në orën 7 në mbrëmje, përveç në provinca me rrezik të lartë.

Në fushatën e suksesshme të Turqisë në vaksinimin kundër koronavirusit, presidenti Erdoğan përmendi se janë administruar 9 milionë doza të vaksinës dhe se Turqia është një nga pesë vendet në të gjithë botën që tashmë kanë vaksinuar 10 për qind të popullsisë së tyre.

Deri më tani, Turqia ka regjistruar mbi 2.7 milionë raste të koronavirusit, përfshirë 28.638 vdekje dhe mbi 2.57 milionë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.