Dilara Hamit,Burak Bir
02 Tetor 2020•Përditësim: 03 Tetor 2020
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.442 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 1.506 pacientë të shëruar nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka shkuar në 321.512, duke përfshirë 282.657 pacientë të shëruar.
Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se shkalla e pacientëve me pneumoni ka shënuar rënie, duke shtuar se numri i pacientëve të shëruar sot është më i lartë se numri i pacientëve të ri të diagnostifikuar me këtë virus.
Koca po ashtu kërkoi nga kombi i tij unitet në luftimin e sëmundjes.
Numri i të vdekurve nga pandemia në Turqi u rrit në 8.325, përfshirë 63 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.
Gjithsej 114.857 teste për COVID-19 janë kryer gjatë ditës së fundit, duke e çuar në mbi 10.6 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në Turqi.
Autoritetet shëndetësore turke po ashtu njoftojnë se në gjendje kritike aktualisht janë 1.455 pacientë.