Jeyhun Aliyev
01 Maj 2020•Përditësim: 01 Maj 2020
Mbi 300 shtetas turq janë evakuuar në Turqi nga kryeqyteti irakian Bagdad dhe disa provinca jugore, pas kërkesave të tyre për riatdhesim për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Si pjesë e operacioneve mbarëbotërore të Turqisë për të rikthyer qytetarët e saj për Ramazan në mes të pandemisë COVID-19, qytetarët turq u kthyen në vendlindje përmes rrugës tokësore me mbështetjen e ministrive turke dhe ambasadës turke në Bagdad.
Qeveria e Turqisë ka riatdhesuar rreth 60.000 shtetas të saj nga vende të ndryshme që nga fillimi i pandemisë.
Që nga e enjtja, Turqia regjistroi gjithsej 3.174 vdekjesh për shkak të koronavirusit, ndërsa rreth 49,000 persona janë shëruar nga sëmundja. Aktualisht, ka 120.204 raste të konfirmuara në vend.