Fatjon Cuka
29 Qershor 2021•Përditësim: 30 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar vetëm një rast tjetër me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.514, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,
Ndërkohë numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.
Gjithashtu janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.002 dhe raste aktive aktualisht janë 56.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.348 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 801.624 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 943.439 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej tyre 396.139 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.