Bojana Stojanovic
29 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit katër persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 274, transmeton Anadolu Agency (AA).
Po ashtu me koronavirusi janë konfirmuar 242 persona të tjerë, duke e çuar në 14.288 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Deri më tani në Serbi janë testuar 392.863 persona të dyshuar për COVID-19, prej të cilave 7.150 gjatë 24 orëve të fundit.
Në kujdes intensiv aktualisht po trajtohen 36 pacientë.