Bojana Stojanovic
30 Qershor 2020•Përditësim: 30 Qershor 2020
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) , ndërsa janë infektuar edhe 276 persona, me çka numri i rasteve aktive ka shkuar në 1.625, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej në Serbi janë regjistruar 14.564 raste të konfirmuara me COVID-19.
Në kujdes intensiv po trajtohen 42 pacientë.
Deri më tani janë kryer 401.240 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 8.377 gjatë 24 orëve të fundit.