Jeyhun Aliyev
06 prill 2020•Përditësim: 06 prill 2020
Në një bisedë telefonike, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij moldav, Igor Dodon, kanë diskutuar bashkëpunimin në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, Erdoğan dhe Dodon po ashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale.
Që nga e diela, Turqia ka raportuar mbi 27 mijë raste të koronavirusit, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 574. Moldavia po ashtu ka raportuar 864 raste të konfirmuara dhe 17 vdekje.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin, ndërsa bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokins me bazë në SHBA, deri më tani ky virus në të gjithë botën ka vrarë mbi 70 mijë persona.