Ekip
09 maj 2020•Përditësim: 09 maj 2020
Tunizia ka konfirmuar një vdekje tjetër nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa Maroku, Omani dhe Jemeni raportuan raste të reja të diagnosfikuar me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Tunizisë njoftoi se me viktimën e fundit nga koronavirusi, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 45.
Ministria po ashtu njoftoi se janë raportuar katër raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.030.
Në Marok, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i infeksioneve është rritur në 5.873, me 162 raste të zbuluara në 24 orët e fundit. Autoritet marokene konfirmuan se deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 186 persona.
Autoritetet shëndetësore në Oman raportuan 112 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 3.224 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Në Jemen, rebelët Houthi konfirmuan një rast të dytë të infektuar me koronavirusi në zonat e kontrolluara të tyre.
Deri më tani në zonat e kontrolluara nga qeveria jemenase, e njohur ndërkombëtarisht, tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe 35 janë testuar pozitiv.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 276 mijë të vdekur.