Ekip
18 shkurt 2021•Përditësim: 18 shkurt 2021
Nigeria ka regjistruar tetë vdekje të tjera dhe 869 raste të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Shifrat e çuan numrin e përgjithshëm të infektimeve në 149.369, duke përfshirë 1.787 vdekje dhe 125.722 rikuperime, theksoi Qendra nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).
Nigeria, vendi më i populluar i Afrikës, është përballur me një valë të re infeksionesh dhe synon të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 në muajt e ardhshëm.
Zyrtarët kanë thënë se grupi i parë i dozave të vaksinave do të mbërrijë në fund të shkurtit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Nigerisë, rreth 80 për qind e pacientëve me COVID-19 janë asimptomatike por mund të përhapin sëmundjen te njerëzit e tjerë.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojë të mbajnë maska dhe të ndjekë të gjitha udhëzimet e sigurisë. Të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Nigeri u kërkohet gjithashtu të bëjnë një test për COVID-19 pesë ditë para nisjes.