Ahmet Gürhan Kartal
09 qershor 2020•Përditësim: 10 qershor 2020
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 286 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 40.883 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifrat e autoriteteve shëndetësore treguan se gjithsej 289.140 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, me 1.387 të testuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit.
Mbretëria e Bashkuar ka numrit më të lartë të vdekjeve në Evropë dhe renditet e dyta në botë pas SHBA-ve, e cila ka raportuar mbi 100 mijë vdekje deri më tani.
Shifrat zyrtare tregojnë një trend të rënies së infeksioneve të reja përderisa vendi po ndërmerr hapa drejt normalizimit.
Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, koronavirusi ka vrarë mbi 407 mijë persona, me mbi 7.15 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 3.3 milionë të shëruar.