Jeyhun Aliyev
30 Maj 2020•Përditësim: 31 Maj 2020
Në Mbretërinë e Bashkuar në 24 orët e fundit janë regjistruar 215 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend ka shkuar në 38.376, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri francez i Kulturës, Oliver Dowden, njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.445 raste të tjera të konfirmuara me koronavirus, duke e çuar në 272.826 numrin e përgjithshëm të tyre.
Në 24 orët e fundit janë kryer 127.722 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 4.171.408 teste.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka marrë jetën e mbi 365 mijë personave, me mbi 5.9 milionë raste të zbuluara dhe mbi 2.5 milionë të shëruar.