Ahmet Gürhan Kartal
19 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Mbretëria e Bashkuar në 24 orët e fundit ka raportuar 545 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 35.341 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha se 2.412 persona të tjerë ishin infektuar me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 248.818.
Në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë kryer 89.784 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer gjithsej 2.772.552 teste.
Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se 89 për qind e të vdekurve në vend janë të moshës mbi 69-vjeçare.
Masat e ndërmarra më 23 mars në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar koronavirusin, nga 13 maji kanë filluar gradualisht të lehtësohen.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.83 milionë, me mbi 1.8 milionë të shëruar dhe mbi 319 mijë të shëruar.