Ahmet Gürhan Kartal
18 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 160 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) , duke e çuar në 34.796 numrin e përgjithshëm të vdekjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet shëndetësore të vendit njoftuan se 2.684 persona të tjerë ishin infektuar në të njëjtën periudhë dhe tani numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është 246.406.
Janë kryer edhe edhe 100.678 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera është 2.682.716.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi se tani e tutje, në Mbretërinë e Bashkuar mund të testohet çdo person mbi moshën pesë vjeçare i cili shfaq simptoma të COVID-19.
Ai shtoi se qeveria ka angazhuar personel mjekësor shtesë prej rreth 21 mijë personash, si pjesë e programit për të monitoruar shëndetin e njerëzve që kanë qenë në kontakt me të infektuarit.
Mbretëria e Bashkuar regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 pas SHBA-së.
Masat e miratuara nga 23 marsi, gradualisht kanë filluar të lehtësohen nga 13 maji.