Erdoğan Çağatay Zontur
17 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Mbetëria e Bashkuar në 24 orët e fundit ka regjistruar 170 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 34.636, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media, ministri i Ekonomisë, Alok Sharma, po ashtu njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 3.142 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 243.303 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.
Në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë kryer 91.206 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 2.580.769 teste.
Ministri Sharma tha se në shifrat e fundit nuk janë përfshirë rastet e zbuluara nga Irlanda e Veriut për shkak të një problemi teknik me mbledhjen e të dhënave për rastet e reja në vend.