Koronavirusi

Mbretëri e Bashkuar, rritet në 36.675 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, njoftoi se janë zbuluar 2.959 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 257.154 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus

Firdevs Bulut   | 23.05.2020
Mbretëri e Bashkuar, rritet në 36.675 numri i vdekjeve nga COVID-19

Londër

Në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 282 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 36.675, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, në konferencën e përditshme për media njoftoi se janë zbuluar 2.959 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 257.154 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.

Po ashtu në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar janë kryer 116.585 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i koronavirusit janë kryer 3.348.507 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın