Ekip
31 Janar 2022•Përditësim: 01 Shkurt 2022
Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 711 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 7.170 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 268.901, prej të cilëve 246.864 e kanë tejkaluar sëmundjen dhe janë shëruar plotësisht nga virusi.
Vendi po ashtu regjistroi 22 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 8.409 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.788.251 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.197 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 13.628.