Stipe Majic
29 Qershor 2020•Përditësim: 30 Qershor 2020
Shtabi i mbrojtjes civile i Republikës së Kroacisë tha se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 raste të reja të infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa numri i të sëmurëve, rasteve aktive, në Kroaci sot është gjithsej 463, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga 463 raste aktive të infeksionit me koronavirus, 65 pacientë janë në spital, nga të cilët një pacient është në respirator.
"Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 2.725 persona të infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 107 vdiqën dhe 2.155 u shëruan", tha Shtabi kroat i mbrojtjes civile.
Aktualisht janë 4.047 njerëz në vetëizolim, ndërsa deri më tani janë testuar gjithsej 78.183 persona, nga të cilët 730 në 24 orët e fundit.