Agim Sulaj
13 nëntor 2021•Përditësim: 14 nëntor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.980, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 7 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.934.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.725 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.291.109 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 13 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.534, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 420.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës. Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.