Handan Kazancı
02 Maj 2020•Përditësim: 03 Maj 2020
Në Itali nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vdekur 474 persona të tjerë, duke e çuar në 28.710 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se numri aktiv i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht është 100.704, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve, përfshirë të vdekurit dhe të shëruarit, është 209.328.
Raportohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 1.665 pacientë të tjerë, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 79.914.
Aktualisht në kujdes intensiv janë 1.539 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Italia ka kryer gjithsej 1.108.837 teste të dyshuara për COVID-19.