Saadet Firdevs Aparı
25 Janar 2022•Përditësim: 26 Janar 2022
Në Ishujt Solomon të Oqeanisë u regjistruan vdekjet e para nga koronavirusi i ri COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të Radio Zelandës së Re (RNZ), zyrtarët shëndetësorë në Ishujt Solomon thanë se dy persona vdiqën në vend për shkak të COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Culwick Togamana, njoftoi se numri i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 650.
Togamana theksoi se zyrtarët shëndetësorë presin më shumë raste në ditët në vijim, pasi ndërveprimi ballë për ballë tani është i zakonshëm në kryeqytet dhe në disa shtete.
Mësohet se pacientët që vdiqën në spitalin kombëtar mbrëmë ishin një grua 51-vjeçare dhe një burrë 59-vjeçar, të cilët kishin diabet dhe tension të lartë përpara se të prekeshin nga virusi.
Në kryeqytetin Honiara do të zbatohet një orë policore katërditore, duke filluar sot nga ora 18:00 me kohën lokale.