Muhammet Kurşun
22 Tetor 2021•Përditësim: 22 Tetor 2021
Si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Iran janë regjistruar 165 viktima, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve shkoi në 124.928, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.064 raste të reja me COVID-19 dhe 1.477 nga këta janë shtruar në spitale.
Numri i rasteve u rrit në 5.844.589 dhe me vdekjen e 165 personave, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 124.928.
Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv aktualisht është 4.422.
Në Iran, i cili ka një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më sot 50.373.488 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 28.291.777 edhe dozën e dytë.
Që nga fillimi i pandemisë në vend janë aplikuar 78.665.265 doza të vaksinës kundër COVID-19.