Koronavirusi

Francë, rritet në 8.078 numri i të vdekurve nga COVID-19

Franca ka raportuar gjithsej 70.478 raste, prej të cilëve 51.557 janë të shtruar në spital me 6.978 në kujdes intensiv

Ali Murat Alhas  | 05.04.2020 - Përdıtësım : 06.04.2020
Francë, rritet në 8.078 numri i të vdekurve nga COVID-19

Paris

Franca ka raportuar rritjen e numrit të viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke arritur në 8.078 vdekje të regjistruara në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Franca ka raportuar gjithsej 70.478 raste, prej të cilëve 51.557 janë të shtruar në spital me 6.978 në kujdes intensiv. Shifrat e reja u njoftuan sonte nga drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë, Jerome Salomon, në konferencën e tij të rregullt për media, i cili po ashtu theksoi se deri më tani janë shëruar gjithsej 16.183 pacientë. 

Maratona e Parisit, që duhej të mbahej sot, po ashtu u anulua dhe aktualisht është planifikuar të mbahet më 18 tetor. 

Presidenti Emmanuel Macron më 17 mars shpalli një bllokim mbarëkombëtar 14-ditor, vendim i cili javën e kaluar u zgjat nga kryeministri Edouard Philippe deri më 15 prill.  

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 67 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. Po ashtu rreth 253 mijë janë shëruar pas trajtimit. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın