Yusuf Özcan
07 qershor 2020•Përditësim: 08 qershor 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë është rritur në 29.155, me 13 viktima të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti francez i Shëndetit Publik njoftoi se ditën e fundit janë zbuluar 343 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 191.382 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus.
Në Francë nëpër spitale po trajtohen 12.461 pacientë të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve 1.053 janë në kujdes intensiv.
Gjithsej 70.842 pacientë janë shëruar nga virusi, përfshirë 39 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Deri më tani janë raportuar mbi 6.9 raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve rreth 400 mijë kanë vdekur dhe mbi 3.1 milionë janë shëruar.