Koronavirusi

Francë, rritet në 29.142 numri i vdekjeve nga COVID-19

Instituti francez i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë ditës së fundit janë zbuluar 579 raste të tjera të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 191.039

Yusuf Özcan  | 06.06.2020 - Përdıtësım : 07.06.2020
Francë, rritet në 29.142 numri i vdekjeve nga COVID-19

Paris

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë është rritur në 29.142, me 31 viktima të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti francez i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë ditës së fundit janë zbuluar 579 raste të tjera të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus është rritur në 191.039.

Autoritetet shëndetësore të vendit njoftuan se aktualisht në spitale po trajtohen 12.479 pacientë të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve 1.059 janë në kujdes intensiv.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 309 pacientë të tjerë, duke e çuar në 70.806 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın