Yusuf Özcan
30 maj 2020•Përditësim: 31 maj 2020
Në Francë numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 28.771, me 57 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti francez i Shëndetit tha se numri i rasteve të zbuluara me koronavirus në vend ka shkuar në 225.989, pasi 1.828 raste u zbuluan në 24 orët e fundit.
Në spitale në mbarë vendin po trajtohen 14.380 pacientë të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve 1.325 po trajtohen në kujdes intensiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 486 pacientë të tjerë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 68.268.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka marrë jetën e mbi 365 mijë personave, me mbi 5.9 milionë raste të zbuluara dhe mbi 2.5 milionë të shëruar.