Burak Bir
28 Mars 2020•Përditësim: 29 Mars 2020
Franca ka konfirmuar 319 vdekje të reja nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend ka arritur në 2.314, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Instituti Francez i Shëndetit, numri i rasteve të diagnostifikuara me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit është 4.611, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të diagnostifkuarve në 37.575.
Ky institutit theksoi se 4.273 persona të diagnostifkuar janë në kujdes intensiv, ndërsa 6.624 të cilët u diagnostifikuar me këtë virus janë shëruar.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani në të gjithë botën janë raportuar rreth 650 mijë raste të koronavirusit, prej të cilave rreth 30.200 kanë vdekur dhe mbi 137.200 janë shëruar.