Recep Şakar
29 tetor 2021•Përditësim: 29 tetor 2021
Në Australi, ku vazhdon lufta kundër variantit Delta të COVID-19, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona, duke çuar numrin e viktimave nga pandemia në 1.710, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në shtetet nën ndikimin e variantit Delta, 1.656 raste me COVID-19 u zbuluan në Victoria, 261 në Uellsin e Ri Jugor dhe 10 raste në Territorin e kryeqytetit australian ku numri i rasteve me COVID-19 në Australi arriti në 167.790.
Me 10 vdekje gjatë 24 orëve të fundit në Victoria dhe 2 në Uellsin e Ri Jugor, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Australi u rrit në 1.710.
Departamenti i Shëndetësisë njoftoi se nga 1.710 australianë që humbën jetën nga virusi, 1.100 ishin nga shteti Victoria, 566 nga Uellsi i Ri Jugor, 13 nga Tasmania, 11 nga Territori i kryeqytetit australian, 9 nga Australia Perëndimore, 7 nga Queensland dhe 4 nga Australia e Jugut.
Në vend ku janë 29.441 raste aktive me COVID-19, 265 në kujdes intensiv dhe 1.309 janë të shtruar në spitale.
– Numri i personave me COVID-19 në Zelandën e Re ka kaluar 6 mije
Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re njoftoi se me 129 rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 4 prej të cilëve janë kthyer në vend nga jashtë numri i të prekurve me COVID-19 është rritur në 6.124.
Në Zelandën e Re, e cila shihet si një ndër vendet më të suksesshme kundër COVID-19 me masat e rrepta që ka marrë kundër pandemisë, 39 nga 1.516 raste aktive vazhdojnë të trajtohen në spital dhe 4 prej të cilëve janë në kujdes intensiv.
Në vend ku shkalla e personave që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 u rrit në 73 për qind ndërsa 28 persona humbën jetën nga COVID-19.