Mahmoud Mohamed Barakat
15 dhjetor 2020•Përditësim: 15 dhjetor 2020
Algjeria ka njoftuar rihapjen e universiteteve për vitin e ri akademik, pas një ndërprerje nëntë mujore për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Abdelaziz Djerad njoftoi rifillimin e vitit akademik 2020/2021 nga Universiteti Mohamed Boudiaf në provincën veriore M'Silla.
Studentët janë të detyruar të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale.
Më 8 nëntor, Këshilli i Ministrave vendosi datën për rihapjen e universiteteve në të gjitha provincat algjeriane nga 15 dhjetori.
Gjatë ditës së fundit, Algjeria regjistroi gjithsej 92.597 raste të koronvirusit, përfshirë 2.603 viktima dhe 60.888 të shëruar.