Malik Hasa
02 Shtator 2016•Përditësim: 03 Shtator 2016
TIRANË (AA) – Një zjarr ka përfshirë njërën nga zyrat e administratës së institucionit të Presidencës së Republikës së Shqipërisë, duke shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas raportimit për përfshirjen nga zjarri e njërës prej zyrave të administratës në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa automjete të zjarrfikëses, duke bërë të mundur që për disa minuta të vendon nën kontroll zjarrin.
Nga të dhënat paraprake të Policisë së Tiranës mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Dyshohet se zjarri në selinë e Presidencës është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.