Altuğ Acer,Burak Akay
20 Shkurt 2016•Përditësim: 21 Shkurt 2016
ÇANAKKALE (AA) - ALTUĞ ACER - Mehmet Çelik, i cili është drejtor sportiv i një televizioni nuk e ndan nga vetja qengjin e tij tre muajsh të cilin e ai ka e marrë për ta mbajtur në shtëpi si kafshë shtëpiake, raporton Anadolu Agency (AA).
Çelik i cili jeton në Stamboll dhe i cili ndodhet për vizitë në qytetin Çanakkale ka bërë një shëtitje me qengjin që e ka emëruar "Vatan". Ai duke shëtitur nën vëzhgimin kurioz të qytetarëve gjithashtu nuk ka refuzuar as ato persona që kanë shprehur dëshirën për të dalë në fotografi me qengjin i cili mban veshur një veshje me ngjyrë rozë.
Çelik në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka vënë në dukje se si kafshë shtëpiake ka zgjedhur të marrë një qengj 3 muajsh dhe ka pohuar se qengji me emrin "Vatan" është me shumë vlerë për të.
Ndër të tjera Çelik duke shpjeguar se qengjin ia ka dhuruar miku i tij i çmuar Mahmut Demir i cili është ish-mundës kombëtar dhe kampion olimpiade europe dhe bote, shprehet se: "Me ‘Vatanin’ jemi goxha të lumtur. Edhe pse ka disa probleme të vogla mund të themi se është një mik i rehabilitimit natyror".