Vesna Besiç
26 Mars 2016•Përditësim: 27 Mars 2016
SARAJEVË (AA) - Llogaritja verore e kohës fillon të dielën më 27 mars në ora 2 me zhvendosjen e akrepave të orës me një orë përpara, gjegjësisht koha në orën dy do të llogaritet si tre, raporton Anadolu Agency (AA).
Llogaritja verore e kohës në Evropë zgjat deri më 30 tetor, kur fillon llogaritja dimërore e kohës.
Duke filluar nga viti 2002 Bashkimi Evropian (BE) si dhe vendet tjera të Evropës vendosën se llogaritja verore e kohës fillon në javën e fundit të muajit mars dhe mbaron në javën e fundit të muajit tetor.