Yalçın Çelen
13 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
BARTIN (AA) - YALÇIN ÇELEN
Dursun Gür, 53 vjeç, nga rajoni Kurucaşile në qytetin Bartın në Turqi studion së bashku me djalin e tij, Ali Tugay, në degën e ndërtimit të anijeve në të njëjtin universitet, raporton Anadolu Agency (AA).
Dursun Gür, i cili jeton në një shtëpi dykatëshe të mbetur nga gjyshi në fshatin e tij bashkë me djalin Ali Tugay (24), ka përfunduar në vitin 1986 Fakultetin e Edukimit në Universitetin Kastamonu. Pas diplomimit Gür nisi punën për ndërtimin e anijeve të trashëguar nga gjyshi i tij, ndërsa gjatë viteve 1994-1998 ai ka kryer profesionin si mësues në shkollën fillore Karayazı, në qytetin Erzurum dhe në shkollën fillore në fshatin Karaman në qytetin Bartin.