Adel Ömeragiç
08 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
PODGORICË (AA) - Në Podgoricë të Malit të Zi u hap sot Panairi i Gjarpërinjve, një ngjarje e cila ka për qëllim t’ua prezantojë qytetarëve llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Mal të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në organizim të Shoqatës së Ekologëve të Malit të Zi u prezantuan 15 lloje të gjarpërinjve ndërkohë që manifestimi ka arritur të tërheqë një numër të madh vizitorësh të cilët ecin pranë gjarpërinjve të vendosur në terrarium.
Disa nga vizitorët duken të frikësuar, e disa të tjerë kënaqen duke shijuar pamjet.
Gjarpri më i gjatë është rreth dy metra që njëherësh paraqet gjarpërin më të madh në Evropë i cili shpesh herë haset në pyje të hapura dhe në zonat shkëmbore.
Koordinatori i ngjarjes Tihomir Radonjiq në një deklaratë për AA tha se se qëllimi i këtij eventi është edukimi i popullatës rreth gjarpërit.