jeta

Kosovë, organizohet manifestimi për “Festën e Abetares”

“Festa e Abetares” si manifestim tradicional ka filluar të shënohet në vitin 2009 dhe ka karakter mbarëkombëtar

Blerim N. Krasniqi  | 17.05.2016 - Përdıtësım : 18.05.2016
Kosovë, organizohet manifestimi për “Festën e Abetares”

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës organizoi manifestimin tradicional të “Festës së Abetares", e cila këtë vit u mbajt në Gjilan. Kjo festë gjithëkombëtare përkon me ditët shkollore kur nxënësit e klasave të para duhet të kenë mësuar 36 shkronjat e alfabetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë manifestim me programet e tyre morën pjesë fatosat e dhjetë shkollave nga rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe ato të shkollës “Ali Podrimja” nga qyteti Bajram Curri në Shqipëri dhe “Ibrahim Kelmendi” nga Lugina e Preshevës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili ishte i pranishëm në këtë manifestim, u shpreh se: “Jemi krenarë që sot po festojmë me fatosat e Preshevës dhe Shqipërisë, si dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka Abetarja për një edukim dhe arsim më cilësor."

“Festa e Abetares” si manifestim tradicional ka filluar të shënohet në vitin 2009 dhe ka karakter mbarëkombëtar, ku përveç përfaqësuesve nga shtatë rajonet e Kosovës, këtë vit morën pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın