Nazmi Abduramani
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
SHKUP (AA) - Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1543: Ndërroi jetë shkencëtari Nikola Kopernik. Ai në fund të jetës botoi veprën “Në rrotullim të qarqeve qiellore” ku flet për modelin heliocentrik të hapësirës.
Në vitin 1544: Ka lindur shkencëtari William Gilbert. Ai është marrë me hulumtimin e elektricitetit.
Në vitin 1686: Ka lindur Daniel Fahrenheit, i cili perfeksionoi termometrin.
Në vitin 1883: Është hapur ura në Brooklyn, SHBA. Kjo urë lidhi Manhattan dhe Brooklyn, në New York.
Në vitin 1899: Në Boston të SHBA-ve hapet punëtoria e parë automekanike.
Në vitin 1921: Zgjedhet komuna e parë në Irlandën e Veriut.
Në vitin 1930: Amy Johnson bëhet gruaja e parë e cila fluturoi vet nga Anglia deri në Australi.
Në vitin 1954: Themelohet aviokompania gjermane Lutfhansa.
Në vitin 1956: Në Zvicër mbahet Eurovizioni i parë. Gara muzikore mbahet në qytetin e Lugano-s.
Në vitin 2004: Koreja e Veriut ndaloi përdorimin e celularëve.
Në vitin 2015: Fituesi i Çmimit Nobël, matematicienti John Forbes Nash dhe bashkëshortja e tij Alicia humbën jetën në një aksident trafiku.