Nazmi Abduramani
28 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur ditën e sotme, Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1853: Ndërroi jetë shkrimtari gjerman Ludwig Tieck. Ka shkruar drama, kritika, shkrime shkencore.
Në vitin 1878: Ka lindur aktori amerikan i filmave dhe teatrit Lionel Blythe i cili që si fëmijë u bë i famshëm me rolin e Oliver Tvist.
Në vitin 1914: Wills Carrier patentoi kondicionerin e ajrit.
Në vitin 1918: Ndërroi jetë Gavrilo Princip, anëtar i organizatës “Bosnja e Re” dhe atentator i trashëgimtarit të fronit Franc Ferdinand në Sarajevë në vitin 1914.
Në vitin 1956: Trupat e fundit francez braktisën Vietnamin.
Në vitin 2001: Multimilioneri amerikan Dennis Tito u bë turisti i parë botëror në hapësirë. Udhëtoi me fluturaken Soyuz TN-32. Në orbitë kaloi shtatë ditë, ndërsa tërë udhëtimin e pagoi 20 milionë dollarë.
Në vitin 2015: Ushtria nigeriane shpëtoi 93 gra dhe 200 vajza nga organizata terroriste Boko Haram.