Nazmi Abduramani
14 Prill 2016•Përditësim: 15 Prill 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1796: Gjatë fushatës italiane, francezët nën komandën e Napoleon Bonapartës fituan në betejën Dego kundër korpusit ushtarak austriak.
Në vitin 1828: Reformisti drejtshkrimor Noah Webster mbrojti të drejtën autoriale të botimit të parë të fjalorit të tij amerikano-anglez.
Në vitin 1865: Presidenti i SHBA-ve Abraham Lincoln u plagos për vdekje në një atentat disa ditë pas përfundimit të luftës qytetare.
Në vitin 1894: Në New York u prezantua kineskopi i Edisonit.
Në vitin 1912: Është themeluar klubi i futbollit Santos.
Në vitin 1912: Në udhëtimin e saj të parë, anija britanike e pasagjerëve “Titanic” goditi ajsbergun në mes të natës në ujërat e ftohta të Atlantikut të Veriut.
Në vitin 1956: Korporata Ampex për herë të parë prezantoi video-rekorderin praktik.
Në vitin 1975: Në Sikim, në Indinë verilindore, hiqet monarkia dhe shpallet republika. Sikim bëhet shteti i 22-të i unionit të Indisë.
Në vitin 1995: Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në ish-Jugosllavi jetojnë afër një million njerëz të cilëve u nevojitet ndihmë mjekësore për shkak të traumave psikologjike të shkaktuara nga lufta.
Në vitin 2006: Ndërroi jetë Berry Nelson, aktori i cili i pari interpretoi rolin e agjentit britanik 007 James Bond në TV adaptimin "Casino Royale" të vitit 1954.