Nazmi Abduramani
06 prill 2016•Përditësim: 07 prill 2016
SHKUP (AA) – Ndër ngjarjet historike të cilat kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1667: Gjatë një tërmeti që goditi Dubrovnikun humbën jetën afër tre mijë njerëz, ndërsa pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua.
Në vitin: 1909: Një ekspeditë e studiuesve Robert Peary dhe Matthew Henson me saj kaloi 1.600 kilometra dhe i pari arriti në Polin e Veriut.
Në vitin 1917: SHBA-të i shpallën luftë Gjermanisë.
Në vitin 1920: Është themeluar agjencia lajmeve Anadolu Agency (AA). Themelues i saj ka qenë presidenti i atëhershëm i Republikës së Turqisë Mustafa Kemal Ataturk. Anadolu Agency në vitin 2020 do të shënojë 100 vjetorin e ekzistimit. Agjencia ka përfaqësi në 86 vende dhe publikon lajme në 11 gjuhë. Në radhët e agjencisë gjenden pjestarë të 79 grupeve të ndryshme etnike të popujve. AA ka 2360 të punësuar, ndërsa në dit prodhon nga 2.200 lajme dhe 250 video-incizime, dhe 900 fotografi të cilat për çdo ditë gjenden në mediat e mbarë botës.
Në vitin 1941: Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore, pa shpallur luftë, në orët e hershme të mëngjesit bombardoi Beogradin.
Në vitin 1990: Policët dhe ushtarët e Nepalit hapën zjarr ndaj demonstruesve në afërsi të pallatit të mbretit Birendre në Katmandu, duke vrarë së paku 50 persona.
Në vitin 1992: Vdiq shkrimtari amerikan dhe profesor i biokimisë me origjinë ruse Isaac Asimov.
Në vitin 2009: Një tërmet me fuqi prej 6.3 ballë sipas Rihterit goditi pjesën qendrore të Italisë. Më së shumti pësoi qyteti L'Aquila, ndërsa jetën e humbën rreth 300 persona.