Nazmi Abduramani
01 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
SHKUP (AA) – Nga ngjarjet historike të ndodhura në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1809: Ka lindur Nikolaj Gogolj, shkrimtar rus.
Në vitin 1889: Në shitje doli makina e parë pjatalarëse.
Në vitin 1918: Në Britaninë e Madhe themelohet Aviacioni Mbretëror (Royal Air Force - RAF).
Në vitin 1924: Një Gjykatë gjermane dënoi Adolf Hitler me pesë vjet burg për shkak të tentimit të grusht shtetit në nëntor të vitit 1923, por më 20 dhjetor u amnistua.
Në vitin 1927: Paraqitet magnetofoni i parë.
Në vitin 1976: Steve Jobs, Steve Wozniak i Ronald Wayne u Cupertino në Kaliforni themeluan Apple Computer Inc. Njëra nga kompanitë e cila ka ngritur revolucion në sferën e kompjuterëve.
Në vitin 1997: Parlamenti pakistanez miratoi një amendament kushtetues për pakësimin e kompetencave të presidentit për të shkarkuar qeverinë dhe parlamentin.
Në vitin 2000: Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e Njeriut, Mary Robinson, ka mbledhur dëshmi për masakrat ruse ndaj refugjatëve çeçenë, pas një vizite në kampin e Sputnikut, në Ingusheti.