Nazmi Abduramani
23 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike të cilat kanë ndodhur në ditën e sotme, veçojmë:
Në vitin 1568: Nënshkruhet marrëveshja e paqes në Longjumeauu në Francë, me ç’rast përfundon vala e luftimeve fetare franceze, konflikteve mes katolikëve dhe protestantëve. Me marrëveshjen paqësore protestantëve u jepen liri më të mëdha fetare dhe privilegje tjera.
Në vitin 1839: Në gazetën “Boston Morning Post” për herë të parë përdoret shprehja “OK”.
Në vitin 1857: Elisha Otis instaloi ashensorin e parë në rrugën Broadway, në New York.
Në vitin 1919: Benito Mussolini në Milan themeloi lëvizjen fashiste italiane.
Në vitin 1929: Për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë vendoset telefoni.
Në vitin1956: Pakistani bëhet republika e parë islamike në botë.
Në vitin 1996: Në Tajvan mbahen zgjedhjet e para demokratike presidenciale.
Në vitin 2003: Në ndarjen e 75-ë të çmimeve amerikane të Akademisë amerikane të Artit të Filmit, Oscar-in për rolin kryesor e fituan Nicole Kidman dhe Adrian Brody.